Ajo gjithashtu ka theksuar se derisa t’i kuptojmë traumat tona dhe t’i edukojmë fëmijët shëndetshëm, fatkeqësisht do të kemi raste të tilla.

“Jetojmë në një shtet ku gjithçka është marre kur je femen. Marre me shpreh mendim, marre me dal, marre të pa në klub, marre me pas shok, marre me u vesh shkurt etj. Po a nuk është marre me i leshu fjalë femrës nëpër rrugë si i panjohur? A nuk është marre me ofenduar një femen që nuk e njeh, madje publikisht në komente? A nuk marre me pa një qenie njerëzore si objekt? A nuk është marre m’u marr me thashetheme? A nuk është marre me qesh me shok qysh e ki “zënë” një femen edhe qysh pe mashtron? A nuk është marre m’i quajt femrat emra të llojllojshëm? Prej seneve “të vogla”, siç është fillimisht mendimi qe e ki për gjininë femërore, rrjedhin këto incidente. Mos të harrojmë për standardet e dyfishta…Femrat ofendohen qe e ka bo edhe një mashkull 100 here ma shumë edhe vlerësohet për diçka qe është e aftë ose ma e aftë se një mashkull 100 here ma pak. E deri t’i kuptojmë traumat tona edhe t’i edukojmë fëmijët shëndetshëm, fatkeqësisht, kemi me pas raste te tilla. Step one: “djali i sigurt, cika për dere t’huje”, ka shkruar Tayna.

Sot duke filluar nga ora 12:00, në Prishtinë do të mbahet një protestë me kërkesat mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë. Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Protestë do të mbahet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Në Shkup protesta do të mbahet nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” nën moton “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”. Sipas njoftimeve, në Tiranë protesta në sheshin “Nënë Tereza” nis në orën 18:30. Protestat e sotme vijnë pas ngjarjes në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 burra.