Lideri i Aleancës për Shqiptarët – VLEN, Arben Taravari nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka kritikuar BDI-në, transmeton TV21.
E akuzon se është kthyer në armike të popullit të vet dhe se është në hall të madh. Thotë se është propagandë deklarimet e tyre, “se me ardhjen e tyre në pushtet, do të ndriçojë prapë dielli”.
“Duke abuzuar me gjysëm të vërteta, duke nxjerrë gjoja dëshmitarë të përvuajtur që paskan jetuar si mos më mirë në kohën e pashallëkut 22 vjeçar, duke gënjyer dhe abuzuar me çdo mjet dhe me çdo mënyrë, BDI-ja është kthyer qartë në armike të popullit të vet por edhe më qartë BDI-ja është në hall të madh!
Kinse të tmerruar që papritur ky vend nga shkëlqimi dhe mirëqënia e madhe kaloi brenda natës në skamje, varfëri dhe hall, propagadojnë se me ardhjen e tyre do ndriçojë prapë Dielli!
Ne që sapo kemi ardhur në detyrat tona, po akuzohemi se po nuk po rregullojmë dot gjë! BDI-ja sidomos nxit propaganda absurde,të cilat pretendojnë që me një shkop magjik të regullojmë një shtet që është shkatërruar për 22 vjet!
BDI-ja, veçanërisht ish-funksionarët e saj kanë një problem serioz. Ata e dinë sa shumë kanë abuzuar dhe ata e dinë se Drejtësia i pret.
Ata janë si ai njeriu që nuk di not dhe papritur ka rënë në det të thellë. Ky shtet ka shumë punë. Ne jemi të vendosur që të kryejmë detyrat tone me vetmohim por ndërkohë tani është koha t’i tregojmë BDI-së dhe të gjithë atyre që e kanë masakruar këtë shtet, se është koha të mbani Përgjegjësi!”, tha Taravari.
Comments are closed for this post.