Në autostradën Kumanovë – Shkup, parmbrëmë rreth orës 02.50 të mëngjesit, derisa nëpunësi policor ka kryer kontroll të makinës e cila kishte qenë nën drejtim të personit me iniciale S.D (55) nga Shkupi, polici në detyrë është sulmuar nga shoqëruesi i shoferit personi me iniciale I.D (26) po ashtu nga Shkupi, kanë informuar nga MPB-ja.
Policia po merret me zbardhjen e plotë të rastit dhe kundër sulmuesit do të ngritet kallëzim përkatës.
Comments are closed for this post.