Dy muaj pas sulmit kibernetik të faqes së internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), askush nuk e di se kush janë autorët e këtij veprimi. Prokuroria e Shkupit ka marrë një pjesë të IP adresave nga ku është kryer sulmi kibernetik ndaj faqes së internetit të KSHZ-së, ku duhej të shpalleshin rezultatet e zgjedhjeve në mbrëmjen e 15 korrikut. Por në vend të kësaj, faqja e internetit nuk funksioni.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, përmes instrumenteve për ndihmë juridike ndërkombëtare, iu drejtua Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të sigurojë të dhëna për IP adresat nga të cilat është bërë ndërhyrja e paautorizuar në sistemin për publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Disa nga të dhënat janë marrë ndërsa për disa të tjera jemi duke pritur. Pas përfundimit dhe analizimit të të gjitha të dhënave të nevojshme, do të merret një vendim mbi veprimet e mëtejshme – thonë nga Prokuroria.
Paralelisht me këto aktivitete, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është duke hetuar edhe prokurimin e softuerit të KSHZ-në ku duhej të publikoheshin rezultatet e votimit. Por, Prokuroria nuk dëshiron të japë detaje në lidhje me marrëveshjen e arritur në katër sy mes KSHZ-së dhe një kompanie private, në mënyrë që të mos dëmtohet hetimi. Përkundër mendimit negativ të marrë nga Byroja e Prokurimit Publik në lidhje me tenderin me atë kompani, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski pohoi se ai nuk ka qenë i detyrueshëm, ndërsa kompania ka ofruar çmimin më të ulët për softuerin prej rreth 15,000 eurosh.
Comments are closed for this post.