Një sulm me thikë është raportuar të ketë ndodhur në Nuremberg të Gjermanisë, të shtunën, ku mbetën të plagosur të paktën tre persona.

“Autori i dyshuar u arrestua. Nuk ka prova që autorë të tjerë janë të pranishëm”, ka thënë një zëdhënës i selisë së policisë gjermane.

Zëdhënësit e policisë shtetërore dhe federale nuk deshën të japin detaje rreth personit të arrestuar. Por sipas informacioneve të agjencisë gjermane të shtypit nga qarqet e sigurisë, i dyshuari është një 27-vjeçar sirian.

Nga qarqet e sigurisë u tha gjithashtu se sulmuesi ka lënduar me thikë tre persona. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda. Gazeta “Bild” raportoi se personi i arrestuar thuhet se kishte “probleme psikologjike” dhe kërkoi ndihmë në tren, transmeton Klankosova.tv

Linja hekurudhore Regenburg-Nürnberg ishte mbyllur që rreth orës 9 të mëngjesit. Trenat e tjerë në itinerar fillimisht u ndaluan në stacione të përshtatshme, tha një zëdhënës i Deutsche Bahn në mesditë. Ndërkohë, trafiku në distanca të gjata po devijohet nëpërmjet Ingolstadt. Për pasagjerët, kjo do të thotë 30 deri në 60 minuta kohë më të gjatë udhëtimi.