Gjykata Penale ka dalë me njoftim për masat e shqiptuara ndaj të dyshuarve në rastin për keqpërdorime në prokurimin e naftës dhe pastrim parash.

Asmir Jahoski është liruar nga paraburgimi dhe se për të njëjtin është shqiptuar masë e arrestit shtëpiak, ndërkaq Erxhan Sulkoski do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Bashkë me Sulkoskin, në paraburgim do të qëndrojë edhe Ratko Kapushevski, drejtor i përgjithshëm i kompanisë RKM për tregti me energji dhe derivate të naftës, si dhe Ardian Muça, ish-drejtor komercial dhe anëtar i Bordit Drejtues në EMV.

“Pas prezantimit të prokurorit publik dhe të dyshuarve në prani të mbrojtësve të tyre, lidhur me masat e propozuara, si dhe vlerësimin e fakteve të paraqitura, Gjykata pranoi propozimin e Prokurorit Publik me të cilin R.K., A.M. dhe E.S. Atyre u caktua masa e ndalimit për 30 ditë për shkak të rrezikut të ikjes dhe rrethanave që tregojnë se do të pengonin hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët. Në lidhje me të dyshuarin A.J., pas deklaratës së të dyshuarit para gjyqtarit të procedurës paraprake, prokurori publik ka pranuar që propozimi që masa e paraburgimit të ndryshohet me propozim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, i cili është pranuar nga gjyqtari i procedurës paraprake”, njofton Gjykata Penale.

Për 7 të dyshuarit e tjerë të paraqitur në gjykatë, gjyqtari ka pranuar propozimin e prokurorit publik dhe ka marrë vendime për caktimin e masave të kujdesit. Për rastin në fjalë, që lidhet me skandal të mazutit, Prokuroria ka njoftuar se është ngritur aktakuzë dhe se penalisht do të përndiqen 13 persona dhe një kompani.