Ministri i Transportit dhe Lidhjes Goran Sugareski, pret që kostoja e lartë e legalizimit sipas ligjit të ri, të kontribuojë në ndalimin e ndërtimeve të paligjshme.

Ai deklaroi se ligji i ri i paralajmëruar për legalizimin e ndërtimeve pa leje nga tetor 2019 akoma po definohet, por shtoi se nuk do të krijojë kaos urbanistik,.

Sugareski theksoi se me ligjin e ri nuk do të legalizohen të gjitha objektet, por vetë ato që i plotësojnë kushtet.

Deri tani me ligj është e definuar se për legalizimin e objekteve, do të mund të aplikojnë edhe qytetarët të cilët i kanë lëshuar afatet për dorëzimin e dokumenteve, me zgjidhjen e deritanishme ligjore.

Ndryshe, me ligjin aktual janë dorëzuar 430 mijë kërkesa për legalizim, ndërsa në afatin që u vazhdua dy herë, kanë të drejtë të aplikojnë pronarët e ndërtimeve pa leje që janë ndërtuar deri më 3 mars 2011.