Lajmin alarmues e ka përcjellë një studim që gjeti se çdo burrë me mjekër që ishte pjesë e studimit, kishte mjekër të dominuar me baktere, transmeton lajmi.net.
Në të kundërt, një numër i qenve të testuar kanë provuar të kenë nivele më të ulëta të mikrobeve.
Në studim, shkencëtarët donin të zbulonin nëse ekzistonte rreziku që njerëzit të merrnin një sëmundje nga qeni nga një skaner që u përdor gjithashtu për ekzaminime nga veterinarët.
Studiuesit morën qime nga mjekra të 18 burrave dhe qafave të 30 qenve, duke i krahasuar rezultatet.
Profesor Andreas Gutzeit, nga Klinika Hirslanden e Zvicrës, tha: se “studiuesit zbuluan një ngarkesë bakteriale dukshëm më të lartë në mostrat e marra nga mjekrat e meshkujve krahasuar me leshin e qenve”.
Studimi gjeti se të gjithë meshkujt me mjekër, të moshës 18 deri në 76 vjeç, treguan numërim të lartë mikrobik.
Shtatë burra u gjetën gjithashtu të posedonin mikrobe që përbënin kërcënim për shëndetin e njeriut.
Comments are closed for this post.