Sërish po digjet një sipërfaqe e madhe e kallamit në brigjet e Liqenit të Strugës, në shtrirjen afër plazhit Akuarius.
Njësia zjarrfikëse territoriale intervenoi me një automjet dhe dy zjarrfikës. Zjarri, siç deklaroi për mIA-n zëvendës-shefi i NJZT Strugë, Riste Taleski, ishte vënë nën kontroll dhe po punohet në shuarjen e tij të plotë.
“Vazhdimisht jemi në terren dhe të gjitha zjarret janë shkaktuar qëllimisht nga faktori njeri. Dje vetëm intervenuam në pesë lokacione në të njejtën kohë. Po i shpenzojmë resurset në gjëra jo aq të rëndësishme, të shkaktuara qëllimisht nga faktori njeri, ndërsa nëse vjen deri te nevoja për objekt banesor apo diçka më të madhe, ne nuk do të mund të intervenojmë”, thotë Taleski.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes në sipërfaqe të hapura, të mos ndezin mbeturina, sepse një pakujdesi e vogël apo era mund të shkaktojë katastrofë më të madhe. Të dalë zjarri jashtë kontrollit dhe të shkaktojë dëme materiale dhe pasoja të tjera.
Numri i zjarrifkësve në Strugë dhe rajon të Strugës këtë vit është shtuar në krahasim me më parë. Vetëm në shkurt zjarrfikësit struganë intervenuan më shumë se dyfish në raport me muajin e njejtë të vitit të kaluar. Vitin e kaluar kishin 23 intervenime, ndërsa këtë vit 48.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Ramiz Merko sërish pohon se me djegien e kallemeve pastrohen arat dhe pronat private në mënyrë që qytetarët të mund t’i përpunojnë sipërfaqet bujqësore. Përgjegjësinë e ia hodhi Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke cekur se janë në komunikim të vazhdueshëm me policinë dhe po punojnë në parandalimin e dukurive ilegale.
Dënimi për shkaktim të qëllimshëm të zjarrit është prej 3 deri në 5 vite burg.
Comments are closed for this post.