Nga 1 shtatori, spitali “8 shtatori” fillon punë të rregullt si më parë, me kontrolle dhe operacione të rregullta.
Për momentin në spital të lira janë gjashtë reparte prej dhjetë të tilla, ku janë pranuar të infektuarit me Covid 19 dhe numri i të hospitalizuarve ishte mbi 170. Drejtori i këtij spitali Kostov, për Kanal 5 sqaron se pjesë e reparteve janë tërësisht të dezinfektuara dhe të pastruara, ndërsa për momentin po rekonstruohen një pjesë e sallave të operacioneve.
Funksionimi në spital për pranim të pacientëve do të jetë sipas të gjitha protokoleve për matje të temperaturës, mbajtja e maskave, kontrolle me disa termine, person përgjegjës do të mbaj rend dhe distancë mes pacientëve.
Vetëm 55 shtretër do të vendosen në qendrën për Covid. Sipas Kostov, numri i të pranuarve është ulur pasi në qytetet tjera kanë filluar të funksionojnë qendrat e trageteve dhe pacientët më lehtë të sëmurë i vendosin në spitalet amë.
Në spitalin “8 Shtatori” do të hospitalizohen vetëm të sëmurët rëndë të cilëve u nevojitet mbështetje me oksigjen dhe respirator.
Comments are closed for this post.