Liverpool e ka fituar derbin e xhiros së 23-të kundër Mancheter United. Dy skuadrat me më se shumti rivalitet në Premier Ligës angleze kanë dhuruar spektakël. U shënua vetëm një gol, dy të tjerë u anuluan pati goditje të shtyllave dhe intervenime të portierëve. Liverpool vazhdon të mos këtë humbje në Premier Ligë që 22 ndeshje

Nuk ndalet Liverpool.

Djemtë e Jurgen Klopp nuk dinë për humbje që 22 xhiro në Premier Ligën angleze dhe sot viktimë e tyre ka qenë skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United me rezultat 2-0.

Me këtë fitore Liverpool arrin në kuotën e 64 pikëve në vendin e parë, 30 më shumë se Manchester United që mbetet në pozitën e pestë më 34 pikë.