Dhënia e nënshtetësisë oliugarkut rus, Onishçenko, për ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovskin paraqet një rast të rëndë që dëmton imazhin e shtetit duke rrezikuar edhe marrëdhëniet me partnerin më të fuqishëm strategjik, SHBA-në.
“Pres që hetimi ta zbulojë deri në fund se çfarë ka ndodhur në Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe për cilat janë arsyet që kanë ndodhur”, tha Spasovski.
I pyetur për emërimin e drejtorit të ri të ASK-së, Spasovski u shpreh se atë nuk e ka pyetur askush edhe pse vetë gjykoi se është dashur ta japë edhe ai mendimin e vet për atë çështje.
“Unë kam pasur mendimin tim në lidhje me këtë çështje dhe këtë e kam thënë në seanca në biseda e kështu me radhë. Unë në asnjë moment nuk kam marrë pjesë aspak në përzgjedhjen e kandidatit për drejtor të ASK-së. Se a është dashur të marr pjesë apo të më pyesin për këtë, si Ministër i Punëve të Brendshme mendoj se është dashur, por megjithatë ato janë vlerësime që i bën Kryeministri”, deklaroi Oliver Spasovski.
Spasovski gjithashtu theksoi se është në dijeni se çfarë ka ndodhur gjatë raportimit në Kuvend të ish kreut të ASK-së, Dimovski, kur dolën materialet nga seanca që llogaritej si e mbyllur.
“Nëse më pyesni a jam në dijeni, po, i di detajet se çfarë ka ndodhur, por këto nuk mund t’i them publikisht”, theksoi Spasovski.
Sipas tij, hetimi në ASK do të sqarojë gjithçka dhe nëse vërtetohen shkeljet, ai është dakord që të ngritet edhe procedura kriminale ndaj atyre që i kanë bërë këto shkelje./KlanMacedonia/
Comments are closed for this post.