Janë duke u kryer të gjitha procedurat, që në mars të viti 2023 uniformat e policisë do të jenë në dy gjuhë, kështu u shpreh ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski për Alsat.
“Kjo rregullore ka hyrë në fuqi në ditën e tetë nga që ka kaluar dhe do të fillojë të zbatohet, më së voni një vit nga hyrja në fuqi, përkatësisht më së vonti 26 mars 2023”, tha Oliver Spasovski.
Spasovski shtoi se të gjitha përgatitjet janë duke i bërë, që uniformat e policisë në çerekun e parë të vitit 2023 të jenë në dy gjuhë.
I pyetur për përfaqësimin e shqiptarëve në njësitin “Tigrat”, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se nuk ka rëndësi përkatësia etnike, por që kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për në këtë njësit elitar.
“Nga të gjithë kandidatët që janë paraqitur ka qenë vetëm një shqiptar. I cili i filloi testimet dhe arriti deri te kontrollet preliminare, ngaqë nuk dinte not nuk mundi të vazhdojë tutje”, tha Spasovski.
Ai shtoi se këtu nuk mund të ketë improvizime, pra nuk mund të bëni asnjë lëshim./Alsat/
Comments are closed for this post.