Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, thotë se për shtetasit e RMV-së jashtë vendit janë lëshuar 15.978 dokumente udhëtimi dhe është rritur numri i kërkesave për lëshim të dokumenteve personale në vitin 2022 në krahasim me vitet paraprake.

Ai bëri të ditur se vetëm gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht të këtij viti janë paraqitur gjithsej 91.138 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe 148.115 kërkesa për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit.

Sipas tij, dallimi i madh nga numri i kërkesave të paraqitura në vitin 2017, 2018, 2019 është evident.

“Në vitin 2017 (qershor, korrik dhe gusht) janë paraqitur gjithsej 40.110 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe 103.347 kërkesa për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit. Në vitin 2018 (qershor, korrik dhe gusht) janë paraqitur gjithsej 58.977 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe 107.126 kërkesa për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit. Në vitin 2019 (qershor, korrik dhe gusht)”, shkruan Spasovski.

“Diferenca e madhe në numrin e kërkesave të paraqitura në vitin 2017, 2018, 2019 krahasuar me vitin 2022 aktual vjen si pasojë e vendosjes së stacioneve të reja bazë dhe mobile jashtë vendit, në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, duke filluar nga data 01.10.2021, deri më 20.09.2022 ndihmuam 15.978 qytetarë tanë në lëshimin e dokumenteve të udhëtimit”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme në Facebook.

Me projektin për stacionet bazë dhe të lëvizshme, thekson ai, është zgjidhur problemi dhjetëvjeçar i qytetarëve nga diaspora.