Në pikën e vaksinimit në Kumanovë në mëngjesin e sotëm e mora dozën e dytë të vaksinës “Sinofarm”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen duke theksuar se të gjitha vaksina janë të sigurta dhe janë mënyra e vetme që t’i japim fund pandemisë me Kovid-19.
“Ju bëj thirrje ta bëni të njëjtën, të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe janë mënyra e vetme t’i japim fund pandemisë me Kovid-19. Qytetarët të cilët deri tani nuk janë regjistruar, këtë mund ta bëjnë në www.vakcinacija.mk, theksoi Spasovski.
Comments are closed for this post.