Lokalet, kafiteritë, restorantet dhe të gjithë objektet tjera hotilerike të punojnë deri në orën 21:00 në vend të orës 23:00. Kjo masë e re është diskutuar në takimin e Komisionit për Sëmundje Infektive me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Komisioni këtë propozim e ka dorëzuar deri tek Qeveria dhe pritet që i njëjti të miratohet në seancë qeveritare e cila do të mbahet gjatë ditës së sotme.

Shkurtimi i orarit të punës si propozim sot është shqyrtuar dhe miratuar nga shtabi i krizës qeveritarë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se nëse masat nuk japin rezultatet, do të shqyrtohet mbyllja e plotë e objekteve hotilerik disa orë më herët se tani në orën 23:00.