Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për sot caktoi seancë për propozimin për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi.

Shkarkimin e saj e ka kërkuar kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski me arsyetimin se ministrja Mizrahi po e shkel Kushtetutën me atë se nuk po e respekton emrin kushtetues.

Ndryshe, ministrja e MPPS-së refuzoi të ndryshojë tabelën dhe të vendosë tabelë të re me emrin e ri në ministri dhe se është e gatshme të paguajë dënim prej 5.000 eurove që të mos bëj një gjë të tillë.

Sot në Kuvend do të debatohet edhe për Ligjin për Prokurori Publike.