Sot do të varroset lideri i Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram, i cili vdiq dje në moshën 64 vjeçare.

Varrimi, siç kumtoi Lidhja e Romëve, është caktuar për sot, në orën 14:00 në varrezat e Butelit.

Ministria e Shëndetësisë dje kumtoi se te Amdi Bajrami pas vdekjes është konstatuar se ka qenë pozitiv me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë i shprehu ngushëllime familjes dhe apeloi, në interes të mbrojtjes së shëndetit të tyre, të bashkëpunojnë plotësisht me shërbimet kompetente. Përveç kësaj, të gjitha ritet e varrimit duhet të shmangen, dhe funerali duhet të bëhet në përputhje me protokollet, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit Covid-19.