Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nga Strumica tha se kapacitetet e spitalit të këtij qyteti janë zgjeruar dhe se tani në dispozicion janë 100 shtretër për pacientë me COVID-19.

Filipçe përsëriti qëndrimin se duhet të respektohen masat dhe kufizimet dhe se spitalet janë të gatshme për t’i hospitalizuar pacientët.

“Edhe pse personeli mjekësor është i lodhur,me sistemin e rotacionit kemi kapacitete të mjaftueshme për t’i përfshirë të gjitha spitalet në shtet. Ju bëj thirrje të gjithëve të t’i respektojnë masat ndërsa ne jemi të gatshëm edhe nëse ka përkeqësim të gjendjes me virusit”, tha Filipçe.

Ndryshe, ekipit të Strumicës iu bashkëngjitën dy infektologë.