Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 946 teste, ndërsa janë regjistruar 105 raste të reja me Covid 19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup – 55, Manastir – 15, Tetovë – 9, Strumicë – 6, Kumanovë dhe Kavadar nga 3, Veles dhe Ohër nga 2, Prilep, Gostivar, Shtip, Koçan, Kërçovë, Negotinë, Resnje, Dibër, Probishtip dhe Makedonska Kamenica nga 1

Sot janë regjistruar 403 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar gjithsej 45 viktima nga coronaviusi. 14 nga Shkupi (51, 58, 65, 68, 69, 70, 70, 70, 73, 76, 81, 81, 81 dhe 83), 5 persona nga Prilepi (42, 61 , 63, 64 dhe 76), 4 persona nga Kumanova (71, 77, 78 dhe 88) nga 3 viktima nga Manastiri (44, 68 dhe 70), Gostivari (51, 60 dhe 75) dhe Ohri (62, 74 dhe 77), nga 2 persona nga Tetova (63 dhe 71), Sveti Nikolla (57 dhe 71) dhe Struga (69 dhe 79) dhe nga një viktimë nga Koçani (82), Velesi (34), Strumica (80), Radovishi (93), Berova (70), Bogdanci (72) dhe Negotina (83). Tre pacientë vdiqën në shtëpi, dhe 42 të tjerët vdiqën në spital, mes tyre u raportuan 20 pacientë që vdiqën në periudhën nga 29.03-10.04.2021.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 152.685, numri i pacientëve të shëruarve është 133.473, numri i të vdekurve është 4.936, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.276.