Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 289 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup-124, Kumanovë-19, Shtip-12, Prilep-16, Tetovë-27, Veles-9, Manastir-18, Gostivar-10, Gjevgjeli-4, Strumicë-5, Kriva Pallankë-6, Radovish-3, Krushev-1, Koçan-11, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Pehçev-2, Berovë-7, Vallandov-2, Vinicë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-6, Resnjë-3.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 86.494, numri i pacientëve të shëruar është 67.453, numri i të vdekurve ka arritur 2.622, ndërsa numri i rasteve aktive është 16.419.