Kryeministri Oliver Spasovski kumtoi se sot në seancë qeveritare në ora 17:00, do të vendoset se sa do të zgjasë karantina për fundjavën e ardhshme të zgjatur.

Spasovski edhe një herë theksoi se vendimet në lidhje me situatën me koronavirusin merren vetëm në bazë të vlerësimeve të shkencës, ekspertëve dhe në atë kontekst të gjitha partitë kanë një pozitë thuajse identike, përveç përfaqësuesit të opozitës.

“Ka rekomandim tre ditë më parë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse në lidhje me karantinën, por për sot vendosa ta caktoj seancën e qeverisë. Nuk ka arsye të tjera, nuk ka keqkuptime, as pikëpamje të ndryshme, ne jemi mjaft të bashkuar që duhet të marrim vendim të bazuar në shkencë dhe jo në politikë. Pothuajse 100 për qind, përveç përfaqësuesit të opozitës. Deri më tani, ne jo vetëm që jemi thirrur, por edhe i kemi marrë vendimet bazuar në ekspertë”, theksoi Spasovski, i cili sot mori pjesë në dorëzimin e donacionit të respiratorëve në Klinikën për sëmundje ngjitëse.

Ai theksoi se vendimet politike nuk janë zgjidhje të problemeve shëndetësore.