Fejzi Aziri i akuzuar në rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcës, në seancën e sotme u ankua tek gjykatësi Ognen Stavrev, se ka patur kërcënime me jetë nga ana e policit i cili e bartë nga burgu i Shtipit deri në Gjykatën Penale, njofton Zhurnal.

Aziri gjithashtu tha se prangat i’a vendosin nga mbrapa edhe pse që në vitin 2014 ka kërkuar të mos prangoset ashtu përshkak dhimbjeve nga sëmundja që ka.

“Kam kërcënime me vdekje nga polici që më bartë në gjykatë nga burgu. Na thotë se do na japë nga një plumb në kokë dhe të përfundojë me të gjithë ne. Prangat gjithashtu m’i vendosin prej mbrapa, unë jam i sëmurë dhe nuk mund ta përballoj këtë”, tha i akuzuari Fejzi Aziri.

Pas kësaj dëshmie të Azirit, pjesëtari i policisë së burgut deklaroi se asgjë nga kjo nuk është e vërtetë, gjegjësisht nuk e ka kërcënuar Azirin, e as dikë tjetër.

Aziri kërkoi të zhvendoset në burgun e Shkupit përshkak se nuk mund të përballojë transportin nga qytetet tjera./Zhurnal.mk