Pasojat e tërmetit mund të jenë fatale. Dukuri të tilla nuk mund të parashikohen, gjë që e shton edhe më shumë panikun dhe frikën tek njerëzit. Ndonëse një gjendje e tillë është e pashmangshme, në një situatë të tillë ankthi nuk ndihmon.
Njerëz të ndryshëm e përjetojnë ndryshe, mirëpo ajo çfarë duhet të bëjnë të gjithë është t’i vini në ndihmë të gjithë njerëzve, që kanë nevojë. Disa nga hapat, që mund t’iu ndihmojnë që ta qetësoni vetën dhe të shmangi ndonjë sulm paniku janë:
Vazhdoni përditshmërinë– është shumë e rëndësishme, që të vazhdoni të shkoni në punë, shkollë apo të bëni aktivitetet që i bëni çdo ditë.
Ushqehuni si duhet- në raste të tilla është e rëndësishme, që të mos e lini pas dore veten dhe mirëqenien tuaj.
Shprehni frikën tek të afërmit– mos e mbani frikën brenda, përkundrazi ju duhet ta ndani atë me njerëzit që ju rrethojnë.
Shmangni alkoolin apo substancat e tjera për të përmirësuar gjendjen emocionale
Përgatituni të jeni në gatishmëri për një emergjencë të ardhshme
Kujtoni që këto gjëra nuk janë në dorën tënde prandaj provoni të qetësoheni
Nëse e vëreni se paniku dhe frika po vazhdojnë me ditë të tëra, atëherë është shumë e rëndësishme që të kërkoni një ndihmë profesionale.
Comments are closed for this post.