Shkencëtarët kanë bërë një hap gjigant drejt gjetjes së një trajtimi, për një nga format më agresive të kancerit të gjoksit.

Ata kanë gjetur se bllokimi i proteinave, që e editojnë AND-në mund ta ndaloj përhapjen e kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit ka disa forma shumë agresive, të cilat përhapen shumë shpejt si dhe zakonisht përfundojnë me vdekje.

Hulumtuesit nga Uvonn Health and the Jackons Laboratory kanë thënë se zbulimet e tyre mund të jenë zgjidhja e gjetjes së një trajtimi të kancerit të gjirit.

Në rastet e kancerit të gjirit, ekzistojnë tri lloje të receptorëve të cilat e mbulojnë sipërfaqen e qelizave tumorale: ato që përgjigjen ndaj estrogjenit, progesteronit dhe një lloji të gjenit HER-2. Kështu që, në varësi nga cili lloj i receptorëve është i mbuluar tumori, onkologët e zgjedhin trajtimin për ta ndaluar përhapjen e tij.

Shkencëtarët thonë se duhet ende punë për të arritur deri tek kura përfundimtare e këtij lloji të kancerit, mirëpo ky zbulim është mjaft i rëndësishëm drejt kësaj kure.