Ekipi i iniciativës për shtypjen e pajisjeve mjekësore dje dorëzoi rreth 500 maska në disa klinika. Plani është që të përgatiten të paktën 6.000 maska mbrojtëse në afat sa më të shpejtë të mundshëm.

“Gjatë ditës së djeshme ishin dorëzuar rreth 500 maska në këto institucione: ISHP Urologji, ISHP KUGJO, Instituti për Medicinë Transfuzioni, ISHP Gastroenterohepatologji, Laboratorët klinikë, ISHP Hematologji, ISHP ORL, ISHP Kardiologji, ISHP Neurologji, ISHP Neurokirurgji, ISHP Radiologji, ISHP Onkologji, ISHP Pulmologji, Instituti TBC, ISHP Kirurgjia Digestive, ISHP Kirurgji Torakale, Spitali i Përgjithshëm Kumanovë dhe Ndihma e Shpejtë Kumanovë. Krahas maskave të përgatitura material për punë është dërguar deri te të gjitha grupet më të vogla prodhuese nëpër qytetet përgjatë shtetit”, bëjnë të ditur bartësit e iniciativës.

Shtojnë se plani për rrjedhën e ditës së nesërme është që të përfundohen të gjitha institucionet shëndetësore në Shkup dhe sipas resurseve të vazhdojnë dhe realizojnë aktivitete në sa më shumë institucione shëndetësore përgjatë gjithë shtetit.

“Në gjithë këtë proces nuk do të lihen anash edhe mjekët amë dhe aq sa kemi mundësi do të ndihmojmë edhe te institucionet private shëndetësore. Gjatë dy ditëve të kaluara ekipi i iniciativës për shtypjen e pajisjeve mjekësore punon shumë. E gjithë iniciativa filloi me disa printerë 3D, ndërsa për momentin punohet me mbi 50. Me këtë tempo plani është që të përgatiten të paktën 6.000 maska mbrojtëse me afat sa më të shkurtër”, theksojnë nga ekipi për iniciativën për shtypjen e pajisjeve mjekësore.