Ka filluar rinovimi i dritareve në njërën pjesë të obektit të shtëpisë së pleqve, me çka do të mundësohet efikasitet më i madh energjetik për banorët e kësaj shtëpie.
Shtëpia e pleqve “Zafir Sajto” në Kumanovë ka ndarë më shumë se 2 milion denarë për rikonstruktim të dritareve dhe rinovime të tjera me qëllim krijimin e kushteve më të mira për banorët e kësaj shtëpie.
Punimet pritet të përfundojnë deri në fund të muajit.
Për përmirësimin e kushteve higjenike është porositur edhe makinë për larjene dyshemesë, vendosja e pllakave bekaton, rregullimi i hapsirës së parkingjeve. Për momentin shërbimet e kësaj shtëpie i gëzojnë gjithsej 165 persona nga 170 që posedon./Alsat
Comments are closed for this post.