Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.144 teste të kryera janë regjistruar 726 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 368 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 103.746 raste, prej të cilëve 91.875 janë shëruar, kurse 3.151 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8.720 raste aktive.