Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.208 teste të kryera janë regjistruar 234 raste të reja me Covid-19, respektivisht 19% e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 274 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 103.020 raste me virusin korona, prej të cilëve 91.507 janë shëruar, kurse 3.144 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi ka 8,369 raste aktive.