Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1674 testime për coronavirus, ndërsa 186 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-56, Kumanovë-16, Shtip-8, Prilep-7, Tetovë-10, Strugë-6, Veles-1, Manastir-6, Ohër-2, Kavadar-4, Gostivar-18, Gjevgjeli-5, Strumicë-12, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Koçan-17, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Dellçevë-4, Shën Nikollë-2, Kërçovë-3, Resnjë-1.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe shtatë pacientë: një nga Kumanova, dy nga Struga, një nga Gostivari dhe tre nga Dellçeva.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 85 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve nga COVID-19 shkon në 16.724, prej të cilëve 13.635 janë shëruar, ndërsa 675 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 1.964.