Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në Shkup janë regjistruar gjithsejtë 107 shkelje të rregullave të trafikut.

“Janë shqiptuar 6 masa për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 6 për ngasje të automjetit në gjendje të dehur.

Janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 9 për kalim në semafor të kuq dhe 2 gjoba të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve…”, thonë nga MPB.