Në 15 tetor Shqipëria do të hapë negociatat me BE për kapitujt themelorë. Mësohet se te gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Greqinë kane dhënë dakordesinë që në mesin e muajit tetor të zhvillohet konferenca e dytë ndërqeveritare.
Burime pranë parlamentit bëjnë me dije se në datën 2 tetor qeveria shqiptare dorëzon ne Bruksel pozicionin negociues dhe në datën 15 tetor do të organizohet konferenca e dytë ndërqeveritare.
Në procesin e negociatave për herë të parë është përfshirë edhe parlamenti, dhe kryetarja e komisionit të integrimit Jorida Tabaku ka njoftuar anëtarët e këtij komisioni qe negociatat për kapituj themelorë do te zhvillohen në mesin e muajit tetor.
Ndërkaq Tabaku u ka kujtuar te gjithë anëtarëve te komisionit se dokumenti i pozicionit negociues të qeverisë shqiptare është konfidencial dhe secili prej tyre ka firmosur deklaratën ku angazhohet teë mos e publikojë.
Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE ne korrikun e vitit 2022.
Prej atij momenti, i gjithë shteti shqiptar u përfshi ne procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit të njohur ndryshe si Screening.
Pas kësaj vendi ynë ishte gati për te nisur bisedimet për clusterin e parë ose ndryshe për kapituj themelore te cilët quhen kështu pasi përfshijnë çështjet më të rëndësishme nga shteti ligjor e Reforma në Drejtësi, te zgjedhjet, demokracia por edhe ekonomia.
Dhe pse Shqipëria ishte gati për të hyrë në këtë fazë të re negociatash, rruga u vështirësua për shkak te vetos së Greqisë dhe ngërçit te krijuar për shkak te arrestimit teë Alfred Belerit, minoritarit që fitoi bashkinë e Himarës por që u dënua për korrupsion zgjedhor.
Mesa duket ky ngërç është kapërcyer dhe në mesin e muajit tetor Shqipëria do të ulet në tryezën e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Comments are closed for this post.