Shqipëria është goditur nga një sërë tërmetesh në orët e para të mëngjesit që lanë të paktën 16 viktima e qindra të tjerë të plagosur. Tërmeti më i fuqishëm me fuqi prej 6.4 ballë të riherit ka rënë në orën 3.50 minuta me epiqendër në vendbanimin Thumanë, 10 km në veri të Durrësit. Pas kësaj janë regjistruar edhe dhjetëra tërmet tjera me fuqi deri në 5.4 ballë që janë ndjerë në të gjithë rajonin. Epiqendra e njëri prej tërmeteve pasi atij të mëngjesit me epiqendër në Thumanë ishte tek Kepi i Rodonit i regjistruar në rreth orës 13.00 afër gjirit të Lalëzit me fuqi prej 5 shkallë të rihterit.
Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme janë shembur objekte të shumta banimi dhe një hotel në Durrës ku edhe janë regjistruar viktimat e para, dy vëllezër nga Kosova. Në mesin e viktimave është edhe një i ri që sapo kishte dalë nga burgu pasi gjykata e kishte shpallë të pafajshëm si dhe një polic që ishte në krye të detyrës. Një tjetër person ka gjetur vdekjen pasi kishte kërcyer nga Ballkoni i banesës në përpjekje për të shpëtuar nga lëkundja e tokës. Një rast tjetër prekës ishte ai në Thumanë i vdekjes së një gjysheje që po mbante në duar nipin e saj që kishte mbetur gjallë.
Ndërkohë forcat e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë një 17-vjeçar i cili kishte mbetur në rrënojat e shtëpisë së tij në Durrës. Ai një kohë të gjatë kishte komunikuar me celular me forcat e shpëtimit, që kishin bërë të mundur nxjerrjen e tij. Në një video mesazh drejtuar popullit, kryeministri Edi Rama ka thënë se janë rreth 40 persona të shpëtuar ndërsa siguroi se institucionet do të bëjnë gjithçka të mundur për shpëtimin e të gjithë të tjerëve që besohet se ende janë nën gërmadha. Rama ka bërë thirrje për qetësi i bindur se shqiptarët do të arrijnë të fatkeqësi natyrore.
Nga spitali i traumës, Ministrja e shëndetësie, Ogerta Manastirliu ka bërë edhe një bilanc të rasteve të paraqitura nëpër spitale. Sipas saj mbi 600 persona janë paraqitur për ndihmë ndërsa 9 prej tyre janë që gjendje të rendë shëndetësore. Të plagosurit janë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, nga Durrësi, Tirana, Lezha, Kurbini dhe vendbanime tjera të pjesës veriore. Në nder të viktimave nga tërmeti Presidenca e Shqipërisë ka ulur flamurin në gjysmë shtizë.
Comments are closed for this post.