Për shkak të numrit të reduktuar të pacientëve me Covid-19, mëngjesin e sotëm janë mbyllur disa kovid-qendra në Shkup dhe disa kapacitete mjekësore në spitale të ndryshme në qytete tjera, shkruan Alsat. Sipas Ministrisë së[ Shëndetësisë janë mbyllur kovid- qendrat në Klinikën e Kardiologjisë, ORL-së, në Klinikën e Sëmundjeve të Syve si dhe në Institutin për Terapi Fizikale.
Në lidhje me: Gjatë 24 orëve janë aplikuar mbi 14 mijë vaksina kundër Covid-19
Sipas autoriteteve shëndetësore në vend, që nga fillimi i kësaj jave, kovid-qendra nuk ka edhe në Klinikën e Urologjisë dhe Klinikën e Kirurgjisë Plastike, të cilat tashmë kanë filluar me program të rregullt kirurgjik. Qendra e Klinikës së Traumatologjisë në TOARILUC do të mbyllet të premten, ndërsa nga e hëna Klinika Ortopedike dhe Klinika e Traumatologjisë do të nis me program të rregullt kirurgjikal.
Ndryshe, në klinikat e Shkupit aktualisht po trajtohen 258 pacientë të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, ndërsa në nivel shtetërorë ka gjithsej 392 pacientë që trajtohen në ambiente spitalore. Sipas raportit të fundit vendi numëron 10.308 raste aktive me virusin korona.
Comments are closed for this post.