Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë јu uron Gëzuar 26 shtatorin Ditën Evropiane të Gjuhëve. Duke ju uruar për festën, ne duam të theksojmë rëndësinë e arsimit në gjuhën amtare, sepse është segmenti më i rëndësishëm në edukimin e tipareve themelore të një kombi. Njohja dhe edukimi i gjuhës amtare për fëmijët nënkupton gjithashtu forcimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor. Rëndësia e larmisë gjuhësore dhe e shumëgjuhësisë theksohet në Ditën Evropiane të Gjuhëve, e cila festohet çdo vit në 26 shtator me ngjarje të ndryshme, me iniciativën e Këshillit të Evropës që nga viti 2002. Këshilli i Evropës, me 800 milion Evropianë të përfaqësuar nga 47 vende, u bën thirrje të gjithë Evropianëve që të mësojnë më shumë gjuhë në çdo moshë, në shkollë ose jashtë shkollës. Diversiteti gjuhësor është një mjet për të fituar një kuptim më të madh ndërkulturor dhe një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së pasur të kontinentit Evropian, duke inkurajuar shumëgjuhësinë në të gjithë Evropën.
Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj