Shoqata e infermiereve, teknikëve dhe akusherëve kanë kundërshtuar idenë e ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, për të angazhuar maturantët e shkollës së mesme të mjekësisë në qendrat e Covidit.
Kryetarja e shoqatës, Gordana Beshliovska, tha se që mbrëmë janë mbledhur për të shqyrtuar propozimin dhe kanë vendosur të reagojnë publikisht para se propozimi të shndërrohet në vendim.
“Në kohë kur pandemia po merr hov, gjithçka realizohet online, madje edhe praktika kur e kanë këta nxënës të shkollave të mesme zhvillohet nën mbikëqyrje të një personi profesionist edhe në kushte normale, nuk i ekspozojmë në rrezik. Përveç kësaj, nëse nisemi nga shembujt e vendeve të rajonit dhe Evropës, askund nuk ka masa të tilla. Do të mund të thoja se jo vetëm që nuk do të na ndihmojnë, përkundrazi, do të ballafaqohemi me një problem të madh, të kujdesemi për shëndetin e pacientëve ose të kujdesemi që mos të infektohet ndonjë nga nxënësit”, tha Belishkovska.
Belishkovska ka theksuar se aktualisht spitalet dhe qendrat e Kovidit në vend kanë mungesë të madhe të kuadrit, ndërsa shumë pjesëtar të personelit edhe janë infektuar nga coronavirusi.
Problemi sipas saj nuk zgjidhet me nxënës të shkollave të mesme, por me konkurse për punësim të infermiereve të reja.
Comments are closed for this post.