Policia mbrëmjen e djeshme ka arrestuar një 35-vjeçar pasi i njëjti gjatë orës policore shëtitej me hanxhar në rrugët e Qendrës së Shkupit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbrëmë në orën 23:15, policët e rajonit të Qendrës arrestuan shtetasin K.T. (35) nga Shkupi. I njëjti dyshohet se ka shkelur Ligjin për Armët, pasi policia i ka konfiskuar një hanxhar. Personi në fjalë është ndaluar edhe për shkelje të orës policore.

Ministria e Brendshme njoftoi se pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të ngrihet padi konkrete.