Gjatë ditës së djeshme kishim 164 raste të reja me Covid-19 nga 1.612 testime. Pesë persona hubën jetën, prej të cilëve më i riu ishte i moshës 35-vjeçare nga Shkupi, i cili ishte për shërim në spitalin ‘8 shtatori’.

Prej rasteve të reja, 59 janë nga Shkupi, ndërsa vatër e re e coronavrusi është Sveti Nikole me 23 të infektuar të rinj. Rritje të numri të të infektuarve ka edhe në Dibër, ku u regjistruan 18 raste të reja. Në Shtup kishim 17 raste të reja, 12 në Kumanovë. Në 10 komuna kishte më pak se 10 raste të coronavirusit, përkatësisht 9 në Gostivar, 6 në Tetovë, Kërçovë dhe Strugë, nga dy në Kavadar dhe Probishtip dhe nga një në Prilep, Manastir, Demir Hisar dhe Resnjë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Raste aktive në Shkup momentalisht ka 1.837, prej të cilëve 284 janë në Çair, 202 në Gazi Babë, 171 në Aerodrom, 151 në Komunën Qendër, 146 në Karposh, 139 në Butell, 123 në Kisella Vodë, 116 në 116 në Saraj, 113 në Gjorçe Petrov. Në mesin e komunave të Shkup, numër treshifror të rasteve ka edhe Studeni♪ani me 109.

Me 18 të infektuar të rinj, Dibra shënon rekord të ri negativ, përkatësisht për herë të tretë shënon numër treshifror në fazën e dytë të epidemisë. Më 10 korrik kishte 17 raste, dhe më herët më 20 qershor kishte poashtu 18 raste aktive.

Në Sveti Nikole, ku ka 23 raste të reja dhe 164 raste aktive, deri të hënën do të mbyllen fabrikat ‘Moda’ dhe ‘Kemteks’. Nga skriningu i deritashëm, te 45 punonjës është vërtetuar prania e coronavirusit.

Nga Qendra për Shëndet Publik – Tetovë njoftojnë se në rajonin e Tetovës gjithsej ka pasur 906 persona me Covid-19, dhe vetëm 295 janë raste aktive, por se numri i rasteve të reja po bie.

Coronavirusi gjatë ditës së djeshme mbyllu Komunën e Radovishit menjëherë pasi një punonjës ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Kreu i komunës, Gerasim Konzullov deklaroi se po dezinfektohet objekti komunal dhe se gjatë fundjavës do të ndjeket gjendja dhe do të njoftojnë nëse do të punohet të hënën apo jo.