Telekomi i Maqedonisë ka fituar tenderin nga Bashkia e Shkupit, për prokurimin dhe implementimin e sistemit inteligjent të ndriçimit të qytetit.

Marrëveshja është lidhur më 13 janar, ndërsa vlera e parashikuar e prokurimit është 401,200,000 denarë.

Në prokurimin publik janë të përfshirë: makina elektrike, aparate, mjete, material harxhues, ndriçues dhe mjete tjera për instalim.