Vizita e presidentit gjerman, Steinmeier në vend është arsyeja që protesta të shtyhet dhe të vazhdojë të premten, thotë drejtori i Ndërmarrjes Private “Sloboda Prevoz”, Lenin Jovanovski.

Siç thotë, kryetares Arsovska i japin afat që deri të premten ta paguajë borxhin prej 2 milionë eurove.

Në qoftë se mjetet financiare nuk transferohen në xhirollogari, në të gjitha udhëkryqet kryesore në Shkup të premten do të parkohen mbi 200 autobusë të transportuesve të të dyja shoqatave “Sloboda Prevoz” dhe “Makekspres”, duke paralizuar gjithë kryeqytetin, paralajmërojnë transportuesit privatë.