Një bashkudhëtarë ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë persona tjerë janë lënduar lehtë në katër nga gjithsej 14 aksidente komunikacioni që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.
Në 10 aksidentet tjera është shkaktuar vetëm dëm material.
Nga SPB Shkup njoftojnë se policia ka dënuar 27 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, 11 të cilët kanë drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit dhe 12 pa leje për vozitje.
Nga SPB shtojnë se është dënuar edhe një këmbësor, i cili ka kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit.
Comments are closed for this post.