Sot në mbrëmje filloi marshimi për ajër të pastër, ndërsa pikënisje ishte nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.
Organizatorët janë aktivistë nga qytetet Shkupi, Manastiri, Tetova, Gostivari, Strumica, Novo Sellë, Struga, Ohri dhe qytete e qytete të tjera. Ato, siç u tha në fillim të marshimit, parashtruan 250 kërkesa për mbrojtje të mjedisit nga të gjitha institucionet përkatëse me afate specifike.
Protestuesit thonë se asnjë qeveri nuk e ka marrë seriozisht çështjen dhe besojnë se ata do t’i dërgojnë një mesazh të fortë autoriteteve.
“Problemi me ajrin e ndotur në Shkup ka qenë i pazgjidhur për 30 vjet. Është një lloj bombe atomike për qytetin. Kjo çështje është shumë serioze, dhe ne shohim që punonjësit e OHIS po protestojnë, por askush nuk i merr parasysh ato. Ne kemi 12 pika të nxehta në Republikën e Maqedonisë dhe kjo është serioze. Ne shohim që të gjitha qeveritë po sillen në mënyrë joserioze për këtë çështje”, deklaruan protestuesit protestuesit.
Comments are closed for this post.