Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka parashtruar kallëzim penal ndaj një ish-kryetari të komunës në Shkup.
Ish-kryetari, 53-vjeçari J.P. dyshohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
“I raportuar, në cilësinë e personit të autorizuar – kryetar komune, në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2015 ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në disa raste duke tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik.
Në vitin 2011, 2012 dhe 2013 ka marrë tri vendime për prokurim publik për servisimin e harduerit, softuerit dhe rrjetit në vlerë të përgjithshme prej 802.400,00 denarëve, por përkundër kësaj ka blerë dhe paguar mallra dhe shërbime në vlerë prej 184.192 denarëve më shumë se shuma monetare e planifikuar, mjete nga Buxheti dhe jashtë vendimit të miratuar për prokurim publik për harduer, softuer dhe servisim të rrjetit.
Gjithashtu, gjatë vitit 2014, i raportuari ka marrë vendim për prokurim publik të pjesëve për automjete të udhëtarëve dhe riparimin dhe mirëmbajtjen e tyre, por edhe përkundër kësaj ka bërë blerje dhe pagesë të mallit në shumë prej 25.623 denarëve, më shumë se mjetet e parapara për atë qëllim dhe jashtë vendimit të marrë prej tij.
Gjithashtu, i raportuari për periudhën e caktuar ka prokuruar dhe ka paguar mallra dhe shërbime në vlerë të përgjithshme prej 440.781 denarëve me operator ekonomik, edhe pse e ka ditur dhe ka qenë në dijeni se mallrat dhe shërbimet fare nuk janë objekt i marrëveshjes për prokurorim publik, ndërsa me një operator tjetër ekonomik ka paguar mallra dhe shërbime në vlerë të përgjithshme prej 200.491 denarëve edhe pse e ka ditur se mallrat dhe shërbimet e paguara nuk ishin fare objekt i marrëveshjes së lidhur për prokurimit publik”, thonë mes tjerash nga MPB.
Comments are closed for this post.