Gjithsej në 15 prej 45 aksidenteve të komunikacionit që janë regjistruar prej datës 3 deri më datën 7 të këtij muaji në Shkup janë lënduar 21 persona, ndërsa në 30 është shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup për MIA-n informuan se policia e komunikacionit në këtë periudhë nga komunikacioni ka përjashtuar gjithsej 27 shoferë, prej të cilëve njëri e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 16 shoferë nuk kanë pasur të drejtë të drejtojnë automjetin motorik. Dhjetë shoferë kanë drejtuar automjete të pa regjistruara.
Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë të cilët nuk u kanë dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, një shofer për tejkalim jo të drejtë.
Automjeti i posaçëm “karotrec” ka larguar 72 automjete.
Comments are closed for this post.