Shtatë persona janë lënduar më lehtë në katër gjithsej pesë aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në një aksident është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia nga trafiku ka përjashtuar një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe tre shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit.

Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 47 automjete.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe një shofer për parakalim të padrejtë.