Një shofer i mopedit është lënduar rëndë në një prej gjithsej 21 aksidenteve që kishin ndodhur gjatë ditës së kaluar. Në nëntë aksidente lëndime të lehta kanë marrë 12 persona, ndërsa në 11 ishin shkaktuar dëme materiale.
Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e trafikut ka sanksionuar 32 shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar dy shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 12 shoferë para se të merrnin patentën e shoferit, si dhe 16 automjete të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe tre shoferë të cilët e kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, pesë shoferë të cilët nuk ju kanë dhënë përparësi këmbësorëve, gjashtë shoferë për reshtim të parregullt, si dhe katër persona për mosposedim të helmetës, 14 shoferë për mosvendosje të rripit të sigurisë dhe 29 shoferë të cilët e kanë përdorur telefonin gjatë drejtimit të automjetit.
Gjithashtu, dje janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kishin kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë./
Comments are closed for this post.