Në rrethinën e Bashkisë së Shkupit gjatë 24 orëve të kaluara policia ka shqiptuar 110 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “merimanga” janë ngritur 69 automjete.
Sipas SPB Shkup, gjatë 24 orëve të kaluara janë përjashtuar nga komunikacioni 34 vozitës para se të marrin lejen e vozitjes dhe një vozitës fillimtar si dhe 27 automjete të paregjistruara. Policia ka dënuar edhe 13 vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë nga e lejuara.
Janë evidentuar edhe 48 vozitës për mos përdorimin e rripit të sigurisë dhe 38 vozitës që kanë përdorur telefonin celular derisa kanë vozitur automjetin.
Kanë ndodhur edhe shtatë aksidente ku janë lënduar 8 persona.
SPB Shkup sot do të realizojnë punishte edukative nga fusha e komunikacionit me nxënësit e klasave të shtata dhe të teta në shkollën fillore “Mirçe Acev”.
Comments are closed for this post.