Shkencëtarët e kanë krijuar një test të gjakut i cili mund t’i parashikojë shanset se a do të vdisni gjatë 10 viteve të ardhshme.
Shkencëtarët gjermanë i kanë zbuluar 14 biomarkerë në gjak të cilët duken se ndikojnë në rrezikun e vdekjes, transmeton Telegrafi.
Biomarkerët janë të ndërlidhur me çdo gjë – duk filluar nga imuniteti, kontrolli i glukozës e deri te qarkullimi i yndyrës dhe inflamacioni.
Sipas hulumtimeve, testi është 83% i saktë të parashikojë nëse dikush mund të vdes brenda 2-16 viteve të ardhshme.
Ekspertët e kanë quajtur këtë studim si një “hap emocionues”, por kanë theksuar se më shumë hulumtime duhet të kryhen para se testi të mund të përdoret në jetën reale.
Comments are closed for this post.