Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë dërguar një mesazh të qartë për rajonin, tha Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Seqerinska.
Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka nevojë për shqetësime të mundshme në radhët e popullatës në Maqedoni.

“Ajo që ndodhi në Kosovë mendoj se dërgoi dy mesazhe këtu. Së pari, jetojmë në një rajon ku siguria është ende një temë dhe një problem i vogël mund të shkaktojë frikë të madhe. Mesazhi i dytë është se me të drejtë, që në dy vitet e fundit ne kemi vënë vëmendjen në anëtarësimin tonë në NATO, të cilat politikisht mund të dërgojnë mesazhin e stabilitetit në momente të tilla. Nuk është mirë që gjëra të tilla të ndodhin në lagjen tonë, por fakti është se siguria jonë është plotësisht e garantuar”, tha Sheqerinska.
Comments are closed for this post.