Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler kritikoi përzgjedhje e shefit të ri në Prokuorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Për “360 gradë“, ambasadorja shpreh pakënaqësi për mënyrën se si Islam Abazi u emërua në krye të prokurorisë që duhet ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Ne në Ambasadën e SHBA-ve i shohim rezultatet si të çuditshme, posaçërisht për shkak se kemi shpenzuar miliona dollarë gjatë viteve të fundit për trajnimin e prokurorëve në sistemin gjyqësor. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë drejtësi të pavarur ku pozitat merren në bazë të cilësisë dhe meritës në proces transparent, pa dallim nëse është prokurori, gjyqësi ose ndonjë institucion tjetër publik. Ndërhyrja politike nuk ka vend në këto procedura”, u përgjigj ambasadorja e SHBA-ve për “360 gradë”, Angela Aggeler.
Kujtojmë se ditë më herët Këshilli i Prokurorëve zyrtarisht e emëroi Islam Abazin për shef të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
Comments are closed for this post.